Live

Osmani pret në takim lamtumirës Komandantin Ulutuas: Prania e KFOR është kyçe për paqe dhe stabilitet

21:35 / 10 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës Komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutas.

Osmani ka vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyçe për paqe dhe stabilitet, shkruan Reporteri.net.

“Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e gjeneralit Ulutaş në funksion të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyçe për paqe dhe stabilitet. Më tej, presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe falënderoi gjeneralin Ulutaş për kontributin e deritashëm, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...