Live

Krasniqi: Kusari-Lila duhet me rujt ftyrën, me tregu që e ka autorizu Kurti me u koordinu me Radojiçiqin

22:09 / 10 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë në Rubikon në Klan Kosovë, se Kusari-Lila është e autorizuar nga Albin Kurti, që të koordinohet me Milan Radojiçiq.

Sipas tij, ajo duhet që të tregoj për këtë gjë dhe të paktën ta ruaj ftyrën e saj.

Është mirë me i nxjerr qato fotografi që po thotë Kusari. Duhet me u demasku krejt. Krejt le të demaskohen, qysh u demaskua Kusari-Lila. Unë e mbaj mend Mimoza Kusarin, edhe kur ka punu me Hashim Thaqin, e njoh shumë moti. Kurrë ma nervoz se sot nuk ka qenë. Kjo u dasht me dal me thanë, po kam fol me Radojiçiqin, por më ka dërgu Albin Kurti. Kjo është viktimë, sepse është e autorizume për më bë këtë bisedë” – ka thënë Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...