Live

VV dikur tallej me të, Kurti shprehet i pikëlluar për vdekjen e Kaidanow: Mirënjohës për shërbimin e saj

22:40 / 17 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vdekjen e ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow.

Ai është shprehur i pikëlluar për vdekjen e saj, teksa ka theksuar se atë e ka takuar personalisht në vitin 1998.

“Thellësisht i pikëlluar kur dëgjova për ndarjen nga jeta të ambasadores Tina Kaidanoë. Mbaj mend që e takova personalisht në vitin 1998, dhe dhjetë vjet më vonë, ajo u bë ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovë. Ne jemi mirënjohës për shërbimin e saj”, ka shkruar Kurti në X.

Ndërkaq, vite më parë Lëvizja Vetëvendosje, partia e kryeministrit Kurti, tallej dhe e cilësonte lajm të mirë largimin e Kaidanow nga posti i saj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...