Live

Ekipi mbrojtës i Thaçit kërkon praktikantë, ftohen studentët të aplikojnë

16:33 / 18 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ekipi mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka publikuar një shpallje për të interesuarit që dëshirojnë të bëjnë praktikë.

Lirim Greiçevci, pjesë e ekipit të Thaçit, ka ftuar studentët ose të diplomuarit nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora që të aplikojnë.

Ai në profilin e tij në “Facebook”,  ka publikuar detaje se si mund të bëhet aplikimi.

“Ftesë për aplikim për praktikantë në Ekipin Mbrojtës të Presidentit Hashim Thaçi në Hagë. Studentët ose të diplomuarit nga Kosova, Shqipëria dhe Diaspora janë të mirëpritur që të aplikojnë. Më shumë informata mund të gjeni në shpalljen e mëposhtme”, ka shkruar Greiçevci.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...