Live

Jahjaga pritet në DASH nga Emisari Kasanof, flasin për thellimin e marrëdhënieve me ShBA’në

18:55 / 18 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me Emisarin e ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Jahjaga ka thënë se me Kasanof ka biseduar për zhvillimet aktuale dhe se gjatë takimit ka ritheksuar  nevojën dhe domsodoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes dy vendeve, shkruan Reporteri.net.

“Z. Kasanof e urova për detyrën e re dhe i dëshirova mandat të suksesshëm. Biseduam për zhvillimet aktuale dhe ritheksova nevojën dhe domsodoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 🇽🇰 🇺🇸”, ka shkruar Jahjaga.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...