Live

Një djalë me një vajzë të mitur shpërndajnë foto të një vajzë tjetër, policia merr masa

09:24 / 19 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet që në bashkëveprim me të dyshuarën femër kosovare e mitur,  nga një profil në facebook  kanë shpërndarë disa  foto  të viktimës femër kosovare.

Rasti u inicua si fotografim dhe incizim të paautorizuara.

Ranillukë 13.10.2024-18:00.  Me 18.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarën femër kosovare e mitur,  nga një profil në facebook  kanë shpërndarë disa  foto  të viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa  e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, njoftoj policia.

Shpërndaje në

U Kopjua