Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka akuzuar partitë opozitare se po përhapin dezinformata e kauza të rreme për Qeverinë.
Ai thotë se i kupton, pasi sipas tij do pësojnë humbje në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Kosovalive.
Cila është gënjeshtra e radhës nga opozita këtë vikend për qeverinë Kurti.
Opozita duket se po vazhdon të përdorë taktika të njohura, duke përhapur dezinformata dhe akuza të rreme për qeverinë Kurti. Kauzat e tyre të rreme zakonisht po zgjasin vetëm dy ditë.
I kuptoj se janë në gjendje të rëndë për shkak të humbjes që do e pësojnë në zgjedhjet e ardhshme.