Live

Osmani uron presidenten moldave për postin e ri

10:12 / 04 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar homologen e saj të Moldavisë, Maia Sandu, për postin e saj të ri, raporton Kosovalive.net.

Teksa ka shpërndarë një fotografi me të, Osmani ka shkruar se fitorja e saj është e merituar dhe një dëshmi e qëndrueshmërisë së demokracisë së popullit moldav.

Postimi i plotë:

“E dashura, Maia Sandu. Fitorja juaj dje është një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav. Pavarësisht përpjekjeve të pamëshirshme nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj për të prishur dhe destabilizuar procesin demokratik, vullneti i popullit ka triumfuar sërish. Mezi pres të punoj me ju ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të forcojmë lidhjen mes popujve tanë. Shumë suksese”, ka shkruar Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...