Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është ”për gjynah”.
”Kjo është qesharake, është gjynah, ka ardhë si bijë e Gërvallve dhe ka përfundu si marionet e Albin Kurtit e Dejona Mihali”, tha Musliu.
Këtë Musliu e tha duke komentuar deklaratat e Gërvalles të bëra në Kuvend lidhur me takimet e Kurtit që po i bënë në diasporë. /rtv1