Live

Emisari francez: Kosova dhe Serbia nuk po bëjnë shumë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

08:31 / 20 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Emisari i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk po bëjnë shumë për të normalizuar marrëdhëniet.

I pyetur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës , Trokaz theksoi se Franca është sponsorizuese e marrëveshjes së fundit mes dy palëve, por që të dyja palët nuk po bëjnë shumë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, marrëveshjes së Brukselit që ishte e vitit të kaluar.

– Duhet të normalizojmë situatën, ne punojmë me të dyja palët për të lehtësuar dialogun . Pikërisht për këtë Bashkimi Evropian ka të ashtuquajturën marrëveshje Bruksel-Ohër , e cila është një kornizë në të cilën dy palë, me ndihmën e BE-së, diskutojnë për tejkalimin e vështirësive. Ne e dimë se cilat janë këto vështirësi. Prandaj, ajo që ne bëjmë thirrje është që të dyja palët të përmbahen nga çdo masë e dëmshme e njëanshme” tha Trokaz, në Forumin e Sigurisë në Beograd.

Gjatë ditës së djeshme në këtë forum, foli edhe ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill. Ai tha se duhet bërë ende shumë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Hill  theksoi se është e rëndësishme të mbështetet dialogu i udhëhequr nga BE.

“Është shumë e rëndësishme që ato procese të fillojnë dhe të krijohen kushte për normalizimin e marrëdhënieve. Por padyshim që ka shumë punë për të bërë. Kjo është diçka që është pjesë e kësaj administrate aktuale, por edhe e radhës, sepse problemi nuk mund të zgjidhet menjëherë. Duhet bërë shumë punë për të arritur statusin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, theksoi Hill.

Ai shtoi se i dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka bërë shumë propozime pozitive për tema të shumta, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Hill referuar Asociacionit me shumicë serbe tha se për ato që është rëndë dakord, duhet të zbatohen.

“Këto janë gjëra që ai i ka nisur që në fillim dhe duhet të zbatohen. Më vonë, nëse të gjithë bëjnë atë që sugjeroi Lajçak, do të jemi në një vend më të mirë. Sigurisht që kemi humbur kohë për shumë arsye, por duhet t’i rikthehemi punës”, tha ambasadori amerikan.

I pyetur për deklarata të caktuara se Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet, por se ka presion ndaj Kosovës për ta bërë këtë, Hill thekson se nuk është i sigurt se do të pajtohej me atë pikëpamje.

“Gjithçka është shumë më komplekse dhe ne duhet të vazhdojmë normalizimin dhe të miratojmë propozimet e bëra nga Lajçak. Nuk mund të pajtohem me deklaratën tuaj. Mendoj se nuk po e shihni situatën në dritën më të mirë dhe duhet të kuptoni se është një proces kompleks që përfshin të dyja palët”, tha Hill.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...