Live

Vëllai i Liridonës: Fëmijët brengosen se si babai e shtrëngoi krahun e nënës së tyre që vrasja të kryhet më lehtë

19:33 / 20 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra nga burri i saj Naim Murseli, ka thënë se ngritja e një aktakuze më shpejtë për vrasjen e motrës së tij dhe dënimi maksimal sipas ligjit në fuqi është lehtësim për familjen.

Ai ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorinë për ngritje të aktakuzës, por siç tha ai ka ende afat ligjor për këtë.

“Tash po bëhet 1 vit që nga vrasja e Liridona Ademaj. Ne si familje jemi në kontakt të vazhdueshëm me prokurorinë për aq sa ata po munden të na gjejnë kohë, edhe pse ne do të kishim dashur që të takohemi më shpesh. Sidoqoftë, vrasja e Liridonës është një ndër rastet më të rënda që i kanë ndodhur vendit tonë, si për nga natyra e viktimës ashtu edhe për nga veprimet kriminale e dinake të një burri kundër një nëne para fëmijëve të tyre. E kuptojmë që prokuroria duhet të përgatisë aktakuzën sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale dhe për këtë ka afat ende në bazë të ligjit. Por ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal që parasheh Kodi Penal i RKS është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se vrasja është e qartë se ka ndodhur në bashkëkryerje dhe se ishte e planifikuar nga Naim Murseli.

“Vrasja e Liridona Ademaj ka ndodhur në bashkëkryerje duke u planifikuar, duke u gjetur ekzekutori, duke blerë armën dhe së bashku të 3 duke organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e gruas së bashkëkryesit Naim Murseli, sipas porosisë së tij në mënyrë shumë dinake. Pra, është bërë tërësisht e qartë se Naimi ka kërkuar nga Kushtrimi që t’i ndihmojë ta vrasë Liridonën duke i dhënë mbështetje në planifikim e organizim të vrasjes duke i gjetur një person që e njeh se mund ta kryejë këtë punë. Kushtrimi i kishte gjetur dorasin Granit Plava si personin adekuat sipas Kushtrimit.

Sipas planifikimit të tyre i kishin kërkuar Granitit të ekzekutonte planin, i cili në natën kritike, sipas koordinimit, Granit Plava e ekzekuton motrën tonë duke e mbajtur shtrëngueshëm për krahu Naimi, në veturë, në prezencë të dy fëmijëve të mitur. Është e paparamendueshme se si është ndjerë motra ime (e tradhtuar dhe e pambrojtur nga personi që duhej ta mbronte)  në atë moment kur vetura i është ndalur me dinakëri kinse si rezultat i një hajni, e ku papritur është shtrënguar për krahu nga burri i saj”, ka thënë ai për tëvë1.

Tutje, vëllai i Liridonës ka thënë se familja dhe fëmijët po e vuajnë shumë mungesën e saj.

Ai ka thënë se fëmijët i brengosë më së shumti fakti se ishin në veturë dhe se si babai i tyre e shtrëngoi krahun e nënës në momentin kritik që vrasja të kryhet sa më lehtë.

“Krahas mungesës deri në amshim që do të kemi, kjo është gjëja që edhe ne si familje e edhe fëmijët po e vuajnë më shumë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me fëmijët të cilët gjendën nën kujdesin e socialit dhe organeve kompetente në Suedi të cilët i falënderojmë për angazhimin e tyre. Fëmijët i brengosë më së shumti fakti se ishin në veturë dhe se si babai i tyre e shtrëngoi krahun e nënës e tyre në momentin kritik që vrasja të kryhet sa me lehtë. Falënderojmë të gjithë për ngushëllimet, bashkëndjerjen e dhimbjes dhe solidarizimin me ne si familje dhe rastet e ngjashme në Kosovë, që shpresojmë të mos përsëriten kurrë”, ka thënë ai.

Lidhur me vrasjen e Liridonës, tre persona ndodhen në paraburgim dhe në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...