Live

Abdixhiku: Qytetarët e Obiliqit na treguan se ata janë edhe burim energjie

23:10 / 21 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Lumir Abdixhiku u shpreh i lumtur pas tubimit në Komunën e Obiliqit.

Ai ka thënë se bashkimi që pamë sonte është si flakadan që shpërndan dritë për të ndriçuar rrugën drejt një Kosove të zhvilluar dhe të drejtë për të gjithë.

Postimi i plotë:

Shpresë! Frymë! Përbashkim qytetar rreth kauzës për ndryshimin që do ta sjellim bashkë! Faleminderit Xhafer Gashit kryetarit të Komunës dhe secilit prej jush që i dhatë flakë këtij tubimi.

Vetëm kështu mund të pëshkruhet Turneu ynë i Ndryshimit të madh! E nuk ishte ndryshe as sonte në Obiliq – brenda sallës së zjarrtë që na dha shpresë dhe vendosmëri! Pikërisht këtu, prej nga buron energjia e vendit tonë, qytetarët e Obiliqit na treguan se ata janë edhe burim energjie që i jep hov hapit tonë drejt ndyshimit!

Salla e mbushur plot, e zërat e fuqishëm që thërrisnin njëzëri për ndryshim, ishin dëshmi e qartë se forca e Lidhjes Demokratike të Kosovës po ringjallet si kurrë më parë. Bashkimi që pamë sonte është si flakadan që shpërndan dritë për të ndriçuar rrugën drejt një Kosove të zhvilluar dhe të drejtë për të gjithë.

E bashkë me Xhafer Gashin, e nominuar për kandidat për deputet është edhe znj. Linda Bekteshi.

Faleminderit Obiliq për këtë pritje të zjarrtë dhe për këtë mbështetje të jashtëzakonshme. Më 9 shkurt, bashkë me ju dhe gjithë Kosovën, do ta ndërtojmë një të ardhme të ndritshme dhe të drejtë për të gjithë!

BËHU NDRYSHIMI!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...