Live

Reuters: Shpërthimi në veri mund të pengojë furnizimin me rrymë në tërë vendin

23:47 / 29 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Një shpërthim në veri të vendit të premten mbrëma ka dëmtuar një kanal që furnizon dy termocentralet e Kosovës, gjë e cila mund të pengojë furnizimin me energji elektrike në vend, kanë thënë autoritetet lokale, raporton Reuters.

Nuk ka njoftime për momentin për të lënduar dhe shkaqet e shpërthimit janë të paqarta.

“Një shpërthim ka dëmtuar një kanal ujor që furnizon dy termocentralet në vend”, ka thënë për Reuters-in një zyrtar policor.

Të premten gjatë ditës, policia njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë pas dy sulmeve të fundit me granata dore që u hodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën komunale në veri. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...