Live

Sot proteston Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

08:15 / 05 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se më 5 dhjetor (sot) do të zhvillojë sërish një protestë.

Kjo sepse janë të pakënaqur me rritjen e koeficientit të pagave dhe ndërprerjen e dialogut social.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë protestë, FSSHK thotë se po shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5.

FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...