Live

Gardiania, nënë e dy fëmijëve, kishte raport intim për 18 muaj me vrasësin e dënuar përjetë

16:29 / 12 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Një zyrtare burgjesh nga Britania e Madhe, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, e cila kishte kryer marrëdhënie intime me një vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një veterani të Luftës së Dytë Botërore, është dënuar me 12 muaj burgim.

Rachel Welburn, 39 vjeçe, e kishte nisur marrëdhënien 18-mujore me vrasësin Daniel Crompton pasi ishte caktuar si zyrtare personale për të në burgun e Frankland-it në Durham të Anglisë. Në këtë burg e vuajnë dënimin disa prej kriminelëve më të mëdhenj të Britanisë së Madhe.

Vrasësi 29 vjeç e kishte vrarë në vitin 2013 veteranin 87 vjeç të Luftës së Dytë Botërore, Frank Worsley, për para për ta vazhduar përdorimin e kokainës, nga e cila ishte bërë i varur.

Gjykatësi Christopher Prince, i cili e dënoi gardianen për shkak të shkeljes së rregullores disiplinore në zyrë publike, tha se dënimi me burg është i pashmangshëm, pavarësisht përvojës së madhe të saj si zyrtare e burgjeve, ku kishte punuar për 18 vjet, dhe faktit se ajo është nënë e dy fëmijëve të vegjël.

“Publiku nuk pret që personat e burgosur të përfshihen në marrëdhënie seksuale, kur ata do të duhej të ishin duke e vuajtur dënimin”, shtoi gjykatësi Prince.

Viktima e vrasësit të dënuar me burgim të përjetshëm kishte vdekur tri javë pasi ishte shtrirë në spital për shkak të plagëve të marra nga goditjet e vazhdueshme, të cilat krimineli ia kishte dhënë pasi veterani kishte refuzuar t’ia jepte të hollat që ia kërkonte, shkruan “Daily Mail”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...