Edhe Klinika Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare, do t’i nënshtrohet renovimit shumë shpejt. Kostoja për punimet në këtë klinikë pritet të shkojë mbi 2 milionë euro.
Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit paraprak të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Sipas këtij njoftimi, procedurat për këtë tender pritet të fillojnë më 21 janar 2025, saktësisht pas nisjes së
Vlera totale e parashikuar për këtë kontratë parashihet të jetë mbi 2.1 milionë euro.
Deri tash janë renovuar Klinika Emergjente, ajo e Radiologjisë, e Gjinekologjisë si dhe e Kardiologjisë.