Terr e zi për Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, ka folur kandidati për deputet nga Vetëvendosja, Mefail Bajqinovci, në një lidhje “live” në TikTok mbrëmë ku la të kuptojë që Haradinajn ta ketë ditur se Radojçiqi ka qenë pjesëmarrës në masakra në Gjakovë gjatë vitit 1999 – dhe prapseprapë e ka pritur në zyrë të tij gjatë kohës sa ishte kryeministër.
Kështu u përgjigj Bajqinovci ndaj një pyetje të dikujt se çka mendon për fotografinë e Radojçiqit me Haradinajn të bërë në Zyrë të Kryeministrit:
“Krahasimi, mendoj që s’ka nevojë me krahasu kur dihet që po ai Radojçiq ka qenë paramilitar në Gjakovë kur ka qenë i ri. E llogarite tash ti m’u ul me to? Ai dyshohet që ka qenë edhe për krime lufte, ka marrë pjesë në masakra të ndryshme në Gjakovë, përveç që ka ba masakra edhe në veri të vendit, e në fund e ka vra edhe policin e Kosovës. Është e turpshme dhe jo e mirë kjo pamje e politikanëve tanë”, tha Bajqinovci.