Live

Arrestohen dy persona për kanosje, dëmtim të pasurisë dhe mbajtje të armëve

09:52 / 22 Janar 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për kanosje, asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

“Më 20.01.2025, rreth orës 23:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion për një incident në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku disa persona ishin përfshirë në një konflikt. Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka identifikuar fillimisht personin F.Xh. (M/K), 51 vjeç, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se posedonte një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga policia. Me vendim të prokurorit të shtetit, F.Xh. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet kanë vazhduar për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë”, thuhet në njoftim.

Këta të fundit dyshohet se, duke përdorur shkopinj druri, kanë dëmtuar automjetin e tij duke thyer xhamat dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

“Pas një pune intensive hetimore dhe mbledhjes së informacioneve në terren, më 22.01.2025, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një tjetër të dyshuar, Sh.L. (M/K), 29 vjeç. Ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri (pistoletë)”, njofton Policia.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Policia e Rajonale e Ferizajt thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe kapjen e personave të dyshuar që kryejnë veprime të kundërligjshme, duke garantuar sigurinë dhe rendin publik.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...