Live

Skënderaj: Tre persona rrahin fqinjin e tyre në një market, përfundojnë në pranga

15:31 / 02 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Zënkat e mosmarrëveshjet mes qytetarëve në vendin tonë janë shumë të shpeshta. Në to zakonisht përfshihen familjarë e fqinj dhe në shumë raste eskalojnë në të shara, kërcënime, sulme fizike e shpesh edhe tragjikisht.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme në fshatin Vitak të komunës së Skënderajt, ku tre persona kanë përfunduar në pranga të Policisë pasi dyshohet se kanë shfaqur dhunë fizike ndaj një fqinji të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në një market, teksa dyshohet se motivi që ka çuar në këtë përleshje lidhet me pastrimin e varrezave, ku palët fillimisht kanë nisur një zënkë që ka eskaluar më pas në dhunë fizike nga tre të dyshuarit ndaj viktimës

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë pas plagëve të marra, ndërsa Policia ka arrestuar tre të dyshuarit.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...