Live

Reagon ShSKUK: Ka furnizim të mjaftueshëm me tretësirë për infuzion, nuk ka pasur asnjëherë mungesë

09:40 / 26 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ( ShSKUK), ka thënë se ka pasur dhe ka qëndrueshmëri në furnizim me tretësirë për infuzion (NaCl 0.9%- 500 mililitra), dhe se  për asnjë moment nuk ka pasur mungesë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Në një reagim ShsKUK i ka quajtur dezinformata raportimet për mungesë të tretësirës për infuzione.

“Theksojmë se në muajin janar 2025, ShSKUK ka pasur në stok 54 mijë e 610 copë me tretje për infuzion, NaCl 0.9%- 500 mililitra, të cilat në vazhdimësi janë shpërndarë në institucionet që menaxhohen nga ShSKUK, si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme. Po ashtu, ka sasi të mjaftueshme me sisteme të infuzioneve dhe kanillave, ampula deksametazon  dhe diklofenak, e që në vazhdimësi shpërndahen në QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme”, thuhet në reagim.

ShSKUK thotë se në muajin shkurt janë furnizuar me 6 mijë e 200 copë tretje për infuzion- NaCl 0.9%- 500 mililitra, dhe se në asnjë moment nuk ka pasur mugesë të tyre.

2Kjo gjendje e furnizimit mund të verifikohet në çdo moment në Sektorin për furnizim me barna dhe material shpenzues në ShSKUK, por edhe në klinika dhe spitalet e përgjithshme.

Andaj, ShSKUK, apelon tek mediat gazetarët dhe shoqëria civile,  para se të shpërndajnë informata të pa verifikuara, paraprakisht të marrin informacionin zyrtar dhe të verifikojnë gjendjen në Sektorin për furnizim me barna dhe material shpenzues, klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme”, thuhet në reagim.

ShSKUK tutje thotë dhe pse ka në stok, furnizimi i ardhshëm, i planifikuar që vjen së shpejti përfshinë mbi 80 mijë copë tretje për infuzione NaCl 0.9%-500 mililitra.

Shpërndaje në

U Kopjua