Disa pamje me një moment kërcënues nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, janë bërë publike.
Në to siç bënë të ditur Nacionale, Alban Krasniqi, përfaqësues i Vetëvendosjes në KQZ, njëherësh burri i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, dëgjohet duke kërcënuar koordinatorin e vëzhguesve të LDK-së, Shkëlzen Spahiun.
Ai i drejtohet me fjalët ‘’hajde dalim jashtë’’, çka dhe siç mund të vërehet në video, ka nxitur reagimin edhe të pranishmëve të tjerë.
Ndaj kësaj qasje disa të tjerë dëgjohen t’i reagojnë burrit të ministres Haxhiu me ”Ty nuk të ka hije kështu… m’i thanë hajde dalim jashtë”.
Aty, Alban Krasniqi afrohet i acaruar duke u ndihmuar edhe nga disa të pranishëm të tjerë.
Momentin mund ta ndiqni në pamjet duke klikuar këtu.