Live

E dyshuara për spiunazh dërgohet në Pallatin e Drejtësisë

13:57 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live

Jelena Gjukanoviq, e dyshuar për spiunazh, është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku pritet të fillojë së shpejti seanca dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë, raporton KOHA.

Gjukanoviq u arrestua në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin për spiunazh më 28 shkurt.

Ajo ishte ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, u tha nga Prokuroria Speciale.

VIDEO

Shpërndaje në

U Kopjua