Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Pagarushë të Malishevës, ku një i mitur është vetplagosur aksidentalisht me amrë zjarri. Ai ka pësuar plagë në këmbën e majtë derisa po luante me armën e zjarrit të xhaxhait të tij.
Sipas informacionevetë para, i mituri fillimisht u dërgua për të pranuar ndihmën e parë në QKMF-në e Malishevës, ndërsa më pas u transferua në QKUK për trajtim të mëtutejshëm mjekësor.
Hetimet e para tregojnë se i mituri kishte marrë armën (e cilësuar me leje) nga dhoma e gjyshit të tij dhe aksidentalisht e kishte plagosur veten.
Kosovalive mëson se xhaxhai i fëmijës së lënduar, R. Kryeziu, i cili është pronar i armës, aktualisht ndodhet jashtë Kosovës, ndërsa për kujdesin e armës ishte përgjegjës gjyshi i të lënduarit.
Arma në fjalë tashmë është konfiskuar nga Policia si dëshmi materiale.
Ndërkaq, Prokurori kujdestar i rastit ka urdhëruar që të iniciohet procedura për “Armëmbajtje pa leje” (Lëndim aksidental me armë).
Kosovalive do t’ju mbajë të informuar me detaje shtesë lidhur me këtë rast.