Policia e Kosovës ka treguar një performancë të jashtëzakonshme në garat e shenjëtarisë “Kupa Adem Jashari”, duke siguruar vende të para.
Sipas njoftimit zyrtar, më 1 mars 2025, nën organizimin e Federatës së Shenjtarisë, u mbajtën garat tradicionale që bashkuan gjashtë klube të ndryshme nga vendi.
Klubi i Shenjtarisë – Policia e Kosovës, megjithëse mori pjesë për herë të parë, arriti rezultate të shkëlqyera, duke fituar tri vendet e para në disiplinën e pushkës serike për kategorinë senior meshkuj, si dhe vendin e parë në disiplinën e pistoletës standard për kategorinë senior femra.
Policia e Kosovës falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit e kësaj gare të rëndësishme.