Live

Raportimet se votat që barti Berishaj s’do të numërohen, Mirena: Patën dashtë edhe xhamitë m’i bë vendvotime

18:18 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live

Është raportuar gjerësisht se votat që kishte bartur personalisht ambasadori kosvoar në Zagreb, Martin Berishaj, nuk do të numërohen nga KQZ-ja – për çka Ilir Mirena e sheh veçse si “hajni votash” duke rikujtuar edhe synimet e MPJ-së për të bërë vendvotime edhe në xhami në ShBA.

“A ju kujtohet qysh lypke dhe pati provu Donika Gervalla me i organizu krejt votimet e diasporës nëpër ambasada e konsullata. Bile edhe xhamija si vendvotime ka pas lyp diku në diasporë”, shkroi Mirena.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Po get syte veç te Martin Berishaj i kane pas, dhe e zunen tuj ba dallavere me vota…

K’to ambasadat e konsullatat tjera sallamadi e paskan pas. Po shihet diferenca prej votave me post.

A ju kujtohet qysh lypke dhe pat provu Donika Gervalla Shvarci me i organizu krejt votimet e diaspores neper ambasada e konsullata. Bile edhe xhamija si vendvotime ka pas lyp diku ne diaspore.

Atehere e kemi dite pse po i lyp. Numerimi i votave te diaspores po e deshmon.

Hajna. Vjedhin n’rezerva t’bukes se shtetit, e s’po t’vjedhin vota…😊

Shpërndaje në

U Kopjua