Live

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Haradinaj: Krenar me çka ishim, çka jemi dhe çka do të qëndrojmë

19:38 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e 581-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës është shprehur se është epitomi i asaj se çka u duhet shqiptarëve, siç shkroi ai, ndër shekuj, dje, sot dhe nesër.

Haradinaj u shpreh krenar me çka ishim, çka jemi dhe siç tha ai, çka do të qëndrojmë.

“Besëlidhja e Lezhës është epitomi i asaj se çka u duhet shqiptarëve, ndër shekuj, dje, sot dhe nesër. Rreshtimi i duhur në histori para 581 vitesh, i shpëtoi tokat arbërore”.

Mendjemprehtësia e kryeheroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, na shërben edhe sot. Krenar me çka ishim, çka jemi dhe çka do të qëndrojmë”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua