Live

Ekskluzive: Ky është i riu nga Prishtina që u kap me elektroshok nga Policia, dërgohet në mbajtje

23:48 / 12 Mars 2025

Nga Kosova Live

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Një rast i tillë është zbuluar dje në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ku një i ri përfundoi në pranga pasi u kap me një elektroshok.

Kosovalive mëson ekskluzivisht se i dyshuari në lidhje me këtë rast është Leutrim Isufi.

Gjatë kontrollit në veturën e tij, Policia gjeti dhe konfiskoi një elektroshok.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti është inicuar si “Armëmbajtje pa leje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua