Live

I tha që s’do të jetë lidhje më me të – prishtinasi kërcënon ish të dashurën

20:39 / 27 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici se është kërcënuar me jetë nga ish-i dashuri i saj, pasi ai refuzoi të pranojë ndarjen nga ajo.

Viktima ka denoncuar ish-partnerin sipas sinjalit duke deklaruar se, pas refuzimit për të rinisur lidhjen, ai ka filluar ta kërcënojë seriozisht.

Në deklaratën e saj, viktima ka sqaruar se rasti më i fundit ka ndodhur më 13 mars 2025, kur të dy ata ishin në një veturë së bashku dhe i dyshuari e kanosi me jetë.

Deri tani, i dyshuari nuk është intervistuar ende nga Policia, ndërsa rasti është proceduar në koordinim me prokurorin, i cili ka udhëzuar që të hapet hetimi për veprën penale të “Kanosjes”.

Shpërndaje në

U Kopjua