Live

“Po e vështirëson marrëveshjen e opozitës” – Haradinaj thumbon Lumir Abdixhikun

20:55 / 27 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se po e bllokon krijimin e një qeverie të opozitës.

Haradinaj ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se pozicioni i tij po e vështirëson procesin e arritjes së një marrëveshje të opozitës.

“Jemi në një situatë të paqartë nga LDK, Z. Abdixhiku, ka një pozicionim i cili nuk po e lehtëson ecjen përpara, ose po e vështirëson një marrëveshje të opozitës”, ka thënë Haradinaj në emisionin Debat Plus.

Pas më shumë se gjashtë javë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me mbi 390.000 vota (42.30%), duke siguruar 48 ulëse në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë mbi 170.000 vota (18.27%), duke siguruar 20 ulëse, ndërsa Koalicioni AAK-Nisma ka siguruar 8 ulëse me mbi 66.000 vota (7.06%).

Shpërndaje në

U Kopjua