Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se shumë shpejt do të bëhet e ditur data se kur do të mbahet seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Para mediave, e para e vendit nuk dha një datë të saktë, pasi tha se ekipi i saj ligjor punon për të analizuar kohën e duhur, dhe se gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues, transmeton Klankosova.tv.
“Pak më parë ka ardhë shkresa zyrtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Presidencën e Republikës së Kosovës, ku na njoftojnë me rezultatet e zgjedhjeve të certifikuara, në mënyrën se si ndahen ato ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
“Tani ka një afat prej 30 ditësh, është një afat kushtetues, një afat ligjor, i cili parashihet për thirrjen e seancës konstituive. Për momentin ekipi im ligjor është duke analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë, për përgatitjen e kësaj seance, në mënyrë që kur të thirret seanca të jetë e suksesshme. Të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pra gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin nuk mund të ju jap një datë, sepse dua të jem e saktë, por shumë shpejt do ta kemi edhe datën”, tha Osmani.