Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi ka kanosur verbalisht një person tjetër.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.