Live

Raportohet e zhdukur 13-vjeçarja nga Pirana e Prizrenit, nëna e saj tha se ajo është larguar shpesh nga shtëpia

20:29 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një 13 vjeçare është raportuar e zhdukur sot në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaban Bytyqi, zëdhënës për media në këtë rajon.

I njëjti shtoi se në polici është raportuar se e mitura është larguar nga shtëpia e babait të saj në fshatin Piran prej datës 28.04.2025, dhe prej asaj dite nuk dihet se ku është dhe familjarët nuk kanë pasur kontakt me atë.

“Policia ka hapur rast ‘Person i zhdukur’ dhe është vënë në kërkim të vajzës së mitur”, ka thënë Bytyqi.

Klankosova.tv ka mësuar se vajza është me inicialet J.Sh., ndër tjera Klankosova.tv ka mësuar se nëna e saj ka thënë se e mitura është larguar shpesh nga shtëpia dhe është përsëritëse e rasteve të tilla. 

Shpërndaje në

U Kopjua