Live

Sukses për t’u duartrokitur – Policia gjen në kohë rekord veturën Smart Cabrio të vjedhur në Emshir

21:34 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

Vetëm pak orë pasi u raportua rasti i vjedhjes së një veture në lagjen Emshir të Prishtinës, Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë dhe ta sigurojë automjetin e zhdukur, në një reagim që konsiderohet i shpejtë dhe efikas.

Burime të Gazetës Kosovalive bëjnë me dije se vetura Smart Cabrio, e raportuar si e vjedhur nga pronari Fatos Fazliu, është gjetur nga një patrullë policore në zonën mes fshatrave Gorancë dhe Glloboqicë.

Aktualisht, patrulla policore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke siguruar veturën në pritje të urdhrave të mëtejmë nga organet kompetente.

Ky është një tjetër shembull se sa efektiv mund të jetë reagimi institucional kur profesionalizmi dhe veprimi i shpejtë bashkohen.

Shpërndaje në

U Kopjua