Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar për sot në ora 08:30 në takim konsultativ LDK-në e PDK-në, lidhur me krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Nga LDK bënë të ditur se nuk do të shkojnë në takim. Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, për Klankosova.tv deklaroi se ky vendim është politik i këtij subjekti,duke shtuar edhe se kryetari Lumir Badixhiku aktualisht nuk ndodhet në Kosovë, prandaj dhe nuk do të shkojnë si LDK në takimin e thirrur nga Kurti.
Për dallim nga partia e Abdixhikut, PDK-ja e Memli Krasniqit i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të LVV-së.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi njoftoi se kjo do të bëhet për shkak se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë.