Live

Konflikti në pyll eskalon në gjuajtje me armë zjarri

09:33 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një person ka njoftuar policinë se në fshatin Turuqicë të Podujevës, pas një konflikti në pyll me datë 27.04.2025 ishte qëlluar me armë zjarri nga një pylltar.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës theksohet se ankuesi  me datë 30.04.2025 ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe se lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitarë të tjerë.

Nga njësiti i hetimeve është konfiskuar arma me 4 fishekë të kalibrit 12 mm.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në

U Kopjua