Live

E nënta herë, seanca për konstituimin e parlamentit vjen pas takimit Kurti-Krasniqi që përfundoi pa marrëveshje

10:09 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetët do të mblidhen sot në përpjekjen e nëntë për ta konstituar Kuvendin.

Edhe dy ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje dështoi për herë të gjashtë që t’i sigurojë votat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

Kësaj seance i parapriu takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi i cili nuk solli asnjë marrëveshje, njofton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua