Live

Kadrijaj: AAK e mban qëndrimin e njëjtë, është detyrë e VV-së që ti sigurojë numrat

10:34 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetja nga AAK Time Kadrijaj, thotë se si parti e mbajnë ende qëndrimin e njejtë.

Kadrijaj thotë se është detyrë e VV që ti siguroj numrat, ku shton se nëse do të ketë kandidat tjetër do të mblidhen si grup dhe të shohin nëse do të votojnë ose jo.

“Aleanca e mban qëndrimin e njëjtë, nuk e votojmë kandidaten e tyre për kryetare të kuvendit, është detyrë e VV që ti sigurojë numrat. Nuk e dime kush do të jetë sot kandidat. Nëse ka tjeter kandidat do te mblidhemi si grup dhe do te shohim. Sa i perkët ftesës nga Kurti, ftesa s’ka qenë në rregull, për kryeparlamentar duhet të ketë marrëveshje politike, të ketë qëndrim politik. Nuk besoj që do kishim shkuar në takim edhe nese do të ishim ftuar”, tha ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua