Live

Dështimi i QKUK-së: IVF-ja veç u përurua, kurrë s’u funksionalizua (VIDEO)

20:32 / 10 Maj 2025

Nga Kosova Live

Në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar u përurua shërbimi i frytnimit të asistuar mjekësor.

Mirëpo as gati 5 muaj nga kjo, shërbimi i frytnimit të asistuar mjekësor në klinikën e gjinekologjisë nuk është funksionalizuar.

Siç merr veshë televizioni kjo po ndodhë për shkak që QKUK ende nuk ka arritur ta bëjë furnizimin me gjithë terapinë e duhur, në mënyrë që të nisin procedurat për çiftet që nuk arrijnë të kenë fëmijë në mënyrë natyrale.

Klan Kosova ka mësuar po ashtu që deri më tani furnizimi ka mbetur i pjesshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua