Live

Rohde: Kosova ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme dhe të aftë për vendime

19:37 / 12 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka ndarë mesazhin kryesor që zëvëndësi i tij ia përcolli kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, në takim me ambasadorët e Quint-it.

Mesazhi kryesor i zëvendësit të Rohdes ishte formimi i një qeverie stabile.

“Kosova ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme që është e aftë të marrë vendime”, i është thënë Kurtit.

“Shumë detyra të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare presin dhe nevojitet përparim në çështjet jetësore…Ky ishte mesazhi kryesor që Zëvendësi im përcolli së bashku me kolegët e Quint-it në një takim me Kryeministrin në Detyrë Kurti”, shkroi ambasadori gjerman.

Shpërndaje në

U Kopjua