Live

Rina Maloku merret në pyetje për rastin e bashkëshortit

11:56 / 13 Maj 2025

Nga Kosova Live

Hetuesit e Policisë së Kosovës e kanë ftuar për intervistim Rina Malokun, bashkëshorten e Festim I., i cili vdiq në rrethana të dyshimta të premten.

Bashkëshortja e Festim I. po merret aktualisht në pyetje nga hetuesit policorë në Prishtinë, ka mësuar Paparaci nga burime brenda Prokurorisë.

Burimet i thanë Paparacit se intervistimi i saj është duke u zhvilluar bazuar në urdhrin e prokurorit të rastit, i cili është duke e hetuar vdekjen e stilistit 34-vjeçar.

Rasti është nën hetime në drejtim të veprës “Hetim mbi vdekjen”.

Festim I. u gjet pa shenja jete në banesën e tij pasditën e të premtes në afërsi të Rrugës B në Prishtinë.

Vdekja e tij u konstatua nga një ekip mjekësor në vendin e ngjarjes, tha Prokuroria Themelore në Prishtinë të hënën.

Policia tha të shtunën se viktima dyshohet se fillimisht e ka therur me thikë bashkëshorten e tij Rina Malokun dhe “më pas e ka goditur veten”.

Mediat raportuan të premten se rasti ishte denoncuar nga një ordinancë mjekësore në afërsi të banesës ku jetonte çifti, pasi Maloku kishte kërkuar ndihmë mjekësore aty.

Shpërndaje në

U Kopjua