Live

Kapet për herë të dytë duke peshkuar ilegalisht, nuk e ndal as kallëzimi penal

09:05 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një person është kapur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22:15, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme në liqenin e Vërmicës.

Sipas Fondit për Sigurimin dhe Kontrollin e Resurseve të Kosovës (FSKRK), i dyshuari ishte në vëzhgim prej 24 orësh dhe u kap në momentin kur hodhi në ujë tre rrjeta peshkimi, secila me gjatësi rreth 30 metra, njofton Klankosova.tv.

Ky person kishte pasur edhe më parë kallëzim penal për të njëjtën vepër, por duket se nuk kishte ndalur aktivitetin e paligjshëm.

Pas ndërhyrjes në terren, FSKRK e ka ndaluar personin dhe ka njoftuar autoritetet për procedura të mëtejshme ligjore.

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjet dhe të mos dëmtojnë ambientin dhe gjallesat ujore. Po ashtu, inkurajohet raportimi i rasteve të ngjashme nga qytetarët.

Shpërndaje në

U Kopjua