Live

PDK, LDK e AAK arrijnë në presidencë, VV-ja ende jo

13:12 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Partitë politike veçse kanë nisur të mblidhen në presidencë për takimin me të parën e vendit, Vjosa Osmanin.

I pari që ka arritur brenda zyrës, është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton Klankosova.tv. Pas tij, ka qenë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani i cili po qëndron në hollin e presidencës ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ende nuk ka arritur por në çdo moment pritet ardhja e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua