Për të mbrojturen time dhe mua si mbrojtës ka qenë shokues fillimisht ndryshimi i cilësisë së znj. Asllani nga denoncuese e një rasti keqpërdorimi të mundshëm, ne të dyshuar, e më pas edhe ndalimi ne mbajtje për 48 orë, ndërkohë që e denoncuara lihet e lirë. Pa dashur të paragjykoj vendimet e organeve të drejtësisë, e them me bindje te plotë se nga provat që ka pasur organi i ndjekjes, por edhe provat e preznatuara sot para gjykatës, e të cilat ishte vet znj. Asllani që i ka deponuar ne hetuesi me rastin e denoncimit të rastit, janë prova këto që dëshmojnë se e njëjta nuk ka qenë asnjëherë ne dijeni të veprimeve të të denoncuares deri ne ditën kur ajo kishte marr një ankesë nga një prind ne fund të mujait Nëntor 2024, deklaron avokati, njofton Kosovalive.net.
Nga dita e njoftimit e mbrojtura ime ka marr një mori veprimesh për të vërtetuar nëse dyshimet e ngritura ishin të vërteta, por që gjatë gjithë kohës ajo ishte penguar të vie deri tek dëshmitë, fillimisht për shkak të injorimit të kërkesave nga ana e të denoncuares.(Administratores), e më pas këto pengesa ishin bërë edhe nga Kryesuesi i Këshillit të Prindërve, për cfarë possdojmë prova dhe dëshmi të shkruara..
Duke parë këtë situatë e mbrojtura ime kishte alarmuar edhe Komunën e Prishtinës si donator i subvencioneve, e që edhe aty quditërisht kishte hasur ne hezitim të sigurimit të listave të prindërve përfitues të subvencioneve, të cilat i kishte kërkuar për krahasim dhe verifikim pas dyshimeve të ngritura.
Duke parë se e njëjta po refuzohej nga Këshilli i Prindërve, si lidhur me kërkesën për auditim, por edhe kërkesën për aprovim të suspendimit të Administratores si masë e përkohëshme me qëllim të mundësimit të zhvillimit të një hetimi të pavarur administrativ nga Auditori,, si dhe duke pasur parasysh kërkesën absurde nga Kryesuesi i Këshillit që anulimi që i kishte bërë të denoncuares për qasje ne llogari bankare, t’ia kthente sërish, edhe përkundër që e mbrojtura ime kishte dërguar raporte që tregonin se tashmë dyshimet ishin serioze, pasi që kishte alaemuar organer mbikqyrëse se nga një vlerësim preliminar nga ana e saj. Ajo kushte vërjetur se ne transaksionet bankare kishte blerje të cilat kurr znj. Asllani nuk i kishte aprovuar, dhe se nuk përputheshin me kërkesat dhe nevojat e kopshtit. Kryetari i Këshillit ndaj anulimit të ashes në llogaritë vankare të të denoncuares reagon dhe kërkon nga zbj. Asllani që ajo ti kthejë qasjen prapë Adminstratores, gjë që kjo e rritë edhe me shumë dyshimin e saj se këtu mund të ketë përfshirje edhe me të gjerë pasi që po mbrohej diqka që nuk do duhej. Kjo situatë e krijuar të njëjtën e vë në dyshime se organet mbikqyrëse të kopshtit nuk kanë vullnet ta zbardhin këtë keqpërdorim.
E njëjta duke parë këto pengesa që pamundësonin fillimin e një hetimi administrativ për zbardhjen e dyshimit për keqpërdorim, ndërmerr veprimet konform dispozitave ligjore ne fuqi dhe rastin e dërgon në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, duke paraqitur të gjitha provat që kishte sigurar deri atëherë. Pas pothuajse tre muajsh nga denoncimi e njëjta ftohet ne Polici por tani ne cilësinë e të dyshuares, ku prapë ofron dëshmi dhe prova të mjaftueshme se të gjitha veprimet e Administratores ishin bërë pa dijeninë e saj, dhe se njëta kurr nuk ka bërë asnjë pagesë dhe transaksion bankar nga llogaria e kopshtit, pasi që sipas autorizimebe te dhëna ne pajtim me dispozitat e Rregullore se Brendahme të Kopshtit. përgjegjëse për këtë ka qenë Administratorja.
Pavarësisht ketyre provave dhe fakteve, për bindjen e mbrojtjes zbj. Asllani ndalet paligjshëm ne mbajtje, ndërsa sot bazuar në kërkesën e Prokurorisë, paraqitet para Gjykatës dhe i shqiptohet masa e “arrestit shtëpiak”, edhe përkundër që kemi deponuar prova të mjaftueshme që rrëzojnë dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e veprës e cila i ngarkohet padrejtësisht.
Megjithatë si profesionist jemi të obliguar të pranojmë vendimet e gjykatave edhe kur mund të mospajtohemi me to, por qe ne jeni të vendosur dhe do të përdorim çdo mjet juridik që na e lejon ligji për të kundërshtuar ato kur konsiderojmë se të njëjtat janë të padrejta dhe të pabazuara ne prova. Kështu që ne ditët ne vazhdim, brenda afateve ligjore, vendimin e sotëm të gjykatës do ta apelojmë ne gjykaten e shkalles së dytë, duke besuar që e njëjta si rregullator i sistemit të drejtësisë do të përmirësoj lëshimet dhe padrejtësitë që janë bërë deri me tani në këtë proces të procedurës paraprake ndaj të mbrojtures time!