Live

Mot me diell e vranësira, temperaturat lëvizin nga 1 deri në 17 gradë

07:42 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Nga të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, bëhet e ditur se temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 17 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende -vende parashihen te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius.  Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Shpërndaje në

U Kopjua