Live

Gashi (LDK): LVV e ka detyrë kushtetuese të gjejë konsensus që kandidati i tyre të kalojë

10:49 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se është detyrë kushtetuese e Lëvizjes Vetëvendosje që të sigurojë konsensus brenda Kuvendit në mënyrë që të kalojë kandidati i tyre për kryetar të Kuvendit.

“Konstituimi i Kuvendit është detyrë kushtetuese. Detyrat kushtetuese lindin bashkë me të drejtat kushtetuese. E drejta kushtetuese i ka lindur LVV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit sipas rezultatit të zgjedhjeve, prandaj lind edhe detyra kushtetuese që të garantojë një shumicë për votimin e kandidatit ose kandidates për kryetar të kuvendit. Në këtë rast, LVV e ka për detyrë kushtetuese të gjejë edhe konsensusin brenda Kuvendit në mënyrë të kandidati të kalojë”, u shpreh ai.

Sa i përket propozimit të LDK-së për qeveri tranzicionale, Gashi tha se ky është qëndrim zyrtar i partisë të cilës i takon ai.

“Është qëndrim zyrtar i LDK-së si zgjidhje opsionale për kalimin e krizës, një qeveri me një mandat dhe afat të caktuar për të krijuar një situatë më të relaksuar politike deri në zgjedhjet e ardhshme”, tha deputeti Gashi.

Shpërndaje në

U Kopjua