Live

Osmani publikon fotografi me familje për ditëlindje: Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta

20:04 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot feston ditëlindjen e 43-të.

Ajo mori një mori urimesh, në mesin e tyre ishte edhe ai i bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut, i cili e falënderoi Osmanin jo vetëm si nënë dhe bashkëshorte të jashtëzakonshme, por edhe si grua që me forcën, guximin dhe dashurinë, që sipas tij ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë shumë gra e vajza kudo në botë.

Për të gjitha këto urime Osmani publikoi një fotografi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ku shihet duke festuar ditëlindjen e saj me Sadriun dhe me dy vajzat e tyre.

Osmani, njëkohësisht, i ka falënderuar të gjithë ata që e uruan.

” Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!Gëzime paqi të gjithë!”, tha Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua