Live

Të lënduarit nga aksidenti në Pouskë të Prizrenit janë 25 dhe 27 vjeç

09:34 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Pouskë të Prizreni.

Si pasojë ka humbur jetën një vajzë 19-vjeçare, derisa dy persona të tjerë janë lënduar.

Klankosova.tv merr vesh se të lënduarit janë të moshës 25 dhe 27 vjeçare.

Sakaq, rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marre informatë për një aksident në fshatin Pouskë. Në automjet kanë qenë tre persona, dy nga ta meshkuj dhe një femër. Personi i gjinisë femërore si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur, ndërsa dy të tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri lëndime të lehta trupore”.

“Ne vendngjarje kanë dalë ekipet e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe prokurori kujdestar”, tha Bytyqi.

Shpërndaje në

U Kopjua