Live

Rasti i dhunës në Mitrovicë, djali rrah babain

09:50 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë.

Atje raportohet se një person (mashkull), ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, njofton raporti 24 orësh transmeton Klankosova.tv.

Sipas viktimës djali i tij është përdorues i substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua