Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por me vranësira të pjesshme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.