Live

Zeka: Ja dëshmitarët e rrejshëm të Hagës

20:48 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Dëshmitë e hapura ishin më të shpeshtat në Gjykatën e Speciale.

Por, disa u bënë edhe fshehtë në gjykimin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shtyrë nga njerëzit që po thuhet të jenë të rekrutuar nga BIA serbe.

Të paktën kështu raportoi të martën gazetari Milaim Zeka, përmes përgjimeve që publikoi e të cilat tha të jenë biseda në mes prokurorit të lartë të Hagës, Alan Tiger dhe biznesmenit Halit Sahitaj, raporton Klan Kosova.

Ky i fundit, sipas Zekës, është nxitur nga Faik Imeri të bëjë dëshmi në ZPS në tetor të 2020, duke i thënë që në Kosovë është shpallur agjent i Rusisë e veç kështu mund të shpëtojë.

Dëshmia e Sahitajt konfirmohet edhe nga biseda e fundit me prokurorin që thuhet se u bë në prill të 2022.

Zeka shkon tutje duke thënë se Imeri edhe e urdhëroi biznesmenin të shantazhojë.

Përfshirja e Imerit dhe Sahitajt në dëshmi të pavërteta në Speciale qe veç një pjesë e bisedave që publikoi Zeka.

Të tilla, gazetari tha se do të ketë edhe më ditëve në vazhdim, derisa pohoi se në duar i ka 19 incizime krejt.

Ndër to që do të publikojë tha se do të dëshmojnë edhe udhëtimin e këtyre të dyve për në Beograd, e takimin edhe me të shumëkërkuarin Milan Radoiçiq. 

Shpërndaje në

U Kopjua